Merkato dhe përgatitjet, Bregu tregon planin e Apolonisë

Për skuadrën e Apolonisë, muaji qershor ishte vendimtar për trajnerin e ri. Artan Mërgjyshi ishte i përzgjedhur dhe u mendua se do të sillte menjëherë emra të dëgjuar, por administratori i klubit fierak, Olsi Bregu, deklaron për SportEkspres.com se nuk do nxitohen në merkato. Fierakët fillimisht do nisin përgatitjet me lojtarët e sezonit të kaluar.

AKTUALITETI – “Tek Apolonia janë 15 lojtarë, të cilët ishin pjesë edhe në sezonin e kaluar. Kemi menduar që me këta t’i nisim përgatitjet e sezonit, duke marrë edhe disa lojtarë të rinj nga akademia jonë. Këta janë baza e skuadrës sonë, ndërsa hap pas hapi, deri në fillimin e përgatitjeve, do të kemi edhe 4-5 emra të rinj, të cilët do jenë në nivel cilësor”, tregon Bregu.

MERKATO – “Kam lexuar e dëgjuar një plan dëshirash të Apolonisë, por unë e quaj spekulim. Asgjë nuk është e vërtetë. Asnjë emër i publikuar mediatikisht nuk është në planet tona të merkatos. E kam marrë seriozisht merkaton dhe ju them se do kërkojmë 4-5 lojtarë që bëjnë diferencën. Si fillim mund ta nisim brenda Shqipërisë dhe gjithçka do të konkretizohet pas 15 korrikut”.

PËRGATITJET – “Kemi menduar që në datën 15 korrik të fillojmë përgatitjet me ekipin që e mbyllëm sezonin e kaluar. Do ta nisim këtu në Fier dhe më pas do të shohim si do ecin punët edhe me merkaton. Një plan për t’u përgatitur në plazh, apo vend malor, e kemi. Pas datës 15 korrik do të zbardhim edhe axhendën e përgatitjeve tona deri në fillimin e sezonit”, përfundoi administratori i Apolonisë.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online