“Në Holandë flitet vetëm për Tiranën dhe Shqipërinë“, gazetari i njohur holandez zbulon numrin e tifozëve që do të vijnë në kryeqytet

Mikos Gouka ka dhënë një intervistë në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“. Gazetari holandez ka folur për finalen e madhe të Ligës së Konferencës që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në “Air Albania“. Gouka është shprehur se rreth 10 mijë tifozë do të vijnë nga Holanda, por në tribunën e “Air Albanias“ do të jenë edhe shumë personalitete të mëdha të Fejnordit. Gjithashtu, gazetari holandez shton se në vendin e tij kohët e fundit është duke u folur vetëm për Shqipërinë dhe Tiranën.

“Lekbello? Është pak a shumë i famshëm në Holandë. Për shkak të ndeshjes në 91-shin në mes Fejnordit dhe Partizanin. Mendoj se nga Holanda 10 mijë persona do të vijnë. Ndërsa nga Italia do të vijnë rreth 30 mijë. Mund të kenë probleme. U ndeshën në 2015 dhe pati probleme në ndeshjen e kthimit. Por kjo është një finale dhe do të jetë e organizuar më mirë. Rregullat do të jenë shumë të rrepta. Gjatë gjithë kohës. Në studiot e sportit Tirana flitet gjatë gjithë kohës. Futbolli është shumë popullor në Holandë dhe të gjithë po flasin për Shqipërinë dhe Tiranën. Po flasin edhe si ka ndryshuar që nga koha e Lekbellos dhe tani.

Njoh vetëm Kombëtaren shqiptare. Jo kompeticionin tuaj kombëtar. Ndeshja e parë ishte me Prishtinën dhe tani e mbyllim në Shqipëri. Do të vij të martën, do të shoh finalen dhe më pas do të larohem një ditë pas finales. Lojtarët u largua nga Portugalia dje. Do rrinë dy ditë me familjet në Roterdam dhe më pas do të vijnë në Shqipëri. Fatmirësisht, nuk kanë probleme me dëmtimet. Nga holanda do të vijnë rreth 50 gazetarë. Gjithashtu edhe shumë ish-lojtarë të njohur holandezë“, ka thënë Mikos Gouka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online