Me një birrë në dorë dhe duke ngacmuar Çalhanoglunë, Hernandez e shijon në maksimum titullin kampion me Milanin

Milani u shpall kampion i Italisë për herë të 19 në historinë e tij. Fitorja 0-3 në Sasuolo solli në duart e lojtarëve trofeun që i mungonte prej shumë vitesh. Secili nga futbollistët kishte mënyrën e vetë për të festuar, ku kishte edhe nga ata që zgjodhën të ngacmonin ish-shokun e tyre të skuadrës, Çalhanoglunë.

Ky i fundit tradhëtoi Milanin një vit më parë për t’ju bashkuar Interin dhe arsyeja e vetme ishte fitimi i trofeve. Në momentin që fitoi Kupën e Italisë, mesfushori turk shpërndau një foto të tijën duke ngritur lart trofeun, ndërsa poshtë saj shkruante: “Mirëmëngjes”.

Me të njëjtën monedhë i është përgjigjur kë herë edhe Teo Hernandezi. “Mirëmëngjes”, shkruan mbrojtësi i Milanit që ka shpërndarë një foto me medaljen e varur në qafë dhe një birrë në dorë, për të festuar në këtë mënyrë titullin kampion të Serisë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online