“Nuk fle dot i qetë para një finale të tillë”, presidenti Armand Duka flet në televizionin shtetëror të Holandës: Faleminderit UEFA-s, shumë ishin skeptikë për ne

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për Televizionin Shtetëror Holandez, NOS, ku ka folur në lidhje me eventin më madhështor futbollistik që do të zhvillohet më 25 maj në stadiumin “Air Albania”, finalja e Conference League. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka treguar për median holandeze se sa krenarë ndihen shqiptarët për organizimin e një eventi të tillë.

“Për shumë arsye, vërtetë duhet të ndihemi krenarë për organizimin e një eventi të tillë kaq të rëndësishëm në Tiranë. Shqipëria asnjëherë nuk ka pritur një event të nivelit të tillë, por edhe sepse kjo është një ndeshje historike për herë të parë. Tani përpara finales, vërtetë jam shumë i zënë, jo vetëm unë, por e gjithë Federata Shqiptare e Futbollit madje edhe shumë institucione të tjera në Tiranë janë të zëna me organizimin e finales” – thotë Presidenti Duka, teksa i pyetur me shaka nëse fle i qetë para një eventi të tillë, përgjigjet jo. “Nuk është e thjeshtë të flesh i qetë para një eventi të tillë, sepse pa dyshim që përgjegjësia është shumë e madhe dhe duke pasur këtë përgjegjësi, pa dyshim që ekzistojnë prokupimi se mos diçka shkon keq” – vijon numri një i futbollit shqiptar.

Në fund të intervistës për televizionin holandez, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ngurron të falënderojë UEFA-n që i besoi FSHF-së një finale të tillë, teksa garanton të gjithë njerëzit që do të vijnë në Tiranë që do të kalojnë mjaft mirë. “Do të doja t’i falënderoja ata që na kanë besuar organizimin e kësaj finaleje në Tiranë, UEFA-n, Komitetin Ekzekutiv, Presidentin Ceferin, sepse shumë janë skeptikë. Pse një finale në Tiranë sepse Shqipëria është një vend i vogël apo një vend që nuk ka organizuar evente të tilla. Edhe njëherë do të doja t’i falënderoja ato dhe t’i garantoja të gjtihë ata që do të vijnë në Tiranë që do të kalojnë tre ditë shumë të bukura dhe do të kënaqen me Tiranën. Do të kënaqen sepse shqiptarët janë vërtetë një popull mikpritës dhe do të presin shumë mirë, qoftë tifozët e Feyenoord, qoftë ata të Romës dhe gjithkënd” – përfundon Armand Duka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online