Bufon i revoltuar me vlerësimin, “gardiani” zbulon ekipin më të fortë në Champions

Xhixhi Bufon la Juventusin në verë për të provuar një aventurë të re në Francë, me skuadrën e PSG-së. Ish-portieri i Italisë duket se kishte fiksim të fitonte Champions-in dhe besoi te investimi i PSG-së, por siç duket nuk e kishte menduar se ish-skuadra e tij do të arrinte të bëhej një ekip kaq i frikshëm.

“Gardiani” ka folur për “Sky Sport” ku është pyetur nëse i sheh bardhezinjtë si skuadrën më të fortë këtë edicion në Champions. Bufon e pranon se me një lojtar i Ronaldo cilësia në ekip është rritur ndjeshëm dhe se asnjë ekip nuk do të donte që të ndeshej me ta.

“Juventusi ka treguar se ka një forcë shumë të madhe. Në vitet e fundit bardhezinjtë kanë treguar se janë një prej ekipeve më të forta në Europë. Me një lojtar si Ronaldo cilësia është rritur ndjeshëm. Askush nuk do donte që të ndeshej me Juven”.

Pas ndeshjes ”L’Équipe” e ka vlerësuar 41-vjeçarin me notën 5, çka siç raportohet nga mediat franceze nuk i ka pëlqyer portierit, i cili e ka konsideruar si një vlerësim jo të saktë. Gazeta e njohur kishte veçuar se Bufon u ndëshkua në të vetmin rast që serbët patën, duke mos treguar siguri në veprimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online