Ndryshimi i fundit për Superioren, e diela me plan tjetër

Java e tretë e Superiores do të zhvillohet në tre ditë, por ka ndryshim orari në dy sfidat e së dielës. Kukësi-Tirana do të zhvillohet tre orë më herët sesa ishte njoftuar më parë, ndërsa Teuta-Kamza do të jetë ndeshja e mbrëmjes. Spostim oraresh mes dy çifteve, ku Kukësi-Tirana do të zhvillohet në orën 16:4, ndërsa Teuta-Kamza do të zbresin në fushë në orën 19:45.

Skënderbeu dhe Laçi hapin siparin e kësaj jave në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës. Stadiumi do të jetë bosh si pasojë e dënimit të tifozëve vendas. Kampionët kërkojnë fitoren për të vazhduar kryesimin, ndërsa bardhezinjtë duan të hakmerren për humbjen e Superkupës dhe do luftojnë për pikë për të vazhduar të qëndrojnë në vendet e sipërme të tabelës.

Të shtunën zbresin në fushë Flamurtari dhe Partizani. Djemtë e Dajës do të kërkojnë vazhdimësinë në transfertën gjirokastrite në një përballje të vështirë, pasi vendasit janë të etur për të marrë pikët e para mbas dy humbjeve. Partizani pret Kastriotin në kryeqytet në ndeshjen e mbrëmjes. Të kuqtë vijnë nga fitorja me Kamzën dhe morali i djemve të Gegës është i lartë, ndërsa krutanët do të tentojnë të reagojnë mbas humbjes me Skënderbeun.

Dy sfidat e fundit zhvillohen ditën e dielë. Kukësi pret Tiranën dhe të dyja ekipet janë në kërkim të pikëve maksimale. Teuta pret Kamzën në darkë në një ndeshje të fortë dhe interesante. Durrsakët duan të shënojnë golin e parë dhe të fitojnë, ndërsa djemtë e Devollit do të luftojnë për të marrë pikët e radhës në transfertë.

Kategoria Superiore – Java 3

E premte, 31 gusht 2018
Skënderbeu-Laçi, ora 19:45

E shtunë, më 1 shtator
Luftëtari-Flamurtari 16:45
Partizani-Kastrioti 19:45

E diel, më 2 shtator
Kukësi-Tirana 16:45
Teuta-Kamza 19:45

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online