Blerim Kotobelli është lojtar i Flamurtarit. Mbrojtës i majtë është përforcimi i dytë në skuadrën e trajnerit Ilir Daja. Më parë po nga Partizani kanë marrë mesfushorin Idriz Batha. Mbrojtësi i majtë u prezantua ditën e djeshme dhe më pas ka lëshuar edhe një mesazh, ku falënderon drejtuesit e Flamurtarit dhe ata të Partizanit, veçanërisht presidentin Gaz Demi. Më parë mes Kotobellit dhe të kuqve ka pasur replika në distancë, por duket se gjithçka është sqaruar.
“Përshëndetje! Prej ditës së sotme (dje) ju njoftoj që jam pjesë e Flamurtarit. Falënderoj presidentin Sinan Idrizi me drejtuesit e tjerë që besuan në cilësitë e mia, por gjithashtu edhe menaxherët e mi që bënë të mundur kalimin tim të kuqezinjtë. Premtoj se do të jap maksimumin me Flamurtarin, ekipin me traditë të futbollit tonë.
Gjithashtu nuk mund të lë pa përmendur edhe skuadrën e Partizanit, me të cilin kalova momente të bukura në fushën e blertë. Përshëndes të gjithë ata tifozë të mrekullueshëm që më kanë mbështetur pa kushte tek klubi i kuq, veçanërisht dua të përshëndes president Gaz Demin që gjithmonë më ka inkurajuar për të ecur përpara. I uroj suksese në Kupat e Europes. Futbolli i tillë është dhe unë sot jam pjesë e Flamurtarit”, shkruan Kotobelli në profilin e tij në “Facebook”. Në të shkuarën mbrojtësi është aktivizuar dhe me Tiranën e Teutën.