“Ndoshta dikush nuk na do, por mos e harroni kush është Tirona!”

Tiranës i iku fitorja nga duart kundër Laçit, ndërkohë që pati shumë protesta tek arbitri Kridens Meta në fund të takimit. Pas ndeshjes pati edhe tension, ndërkohë që në kampin bardheblu mendojnë se ka “forca të tjera” që punojnë kundër tyre.

Eni Imami, i cili me bardheblutë po luan si qendërmbrojtës, ka lëshuar një mesazh së fundmi përmes rrjeteve sociale, teksa shkruan:  “Më vjen keq për çfarë ndodhi dje, sepse ishte detyrim fitorja, jo për pozicionin që kemi, as për veten tonë, por për nder të një njeriu që ka bërë historinë për Tironën. Ishte minimumi që mund të bënim, e kërkuam, ishim dominues, por është shumë e vështirë.

Ndoshta dikush nuk na do, dikush s’na respekton mundin dhe djersen, dikush se do këtë skuadër. Është shumë e thjesht: na lini të bëjmë punën tonë. Nuk duam as ndihmë, as dashakeqësi, i dalim për Zot vetë vetes tonë! JEMI KLUBI MË I MADH NË HISTORI TË SHQIPËRISË, këtë mos e harroni kurrë!”, përfundon Imami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *