Arbitri e bën lëmsh, ndeshja e Serie C do të riluhet

Ka ndodhur edhe në Botërorin “Gjermani 2006”, në një përballje mes Kroacisë dhe Australisë. Arbitri Graham Poll gaboi në një ndeshje vendimtare për ekipin që kalonte më tej. Josip Shimunic la fushën e blertë vetëm pasi mori kartonin e tretë të verdhë. Gjyqtari anglez e bëri lëmsh, ndërkohë që një tjetër arbitër harron të japë të kuqin pas të verdhit të dytë.

Zhvendosemi në Itali, aty ku sot luhej Kuneo-Virtus Entela. Daniele Perenzoni, arbitri i ndeshjes, ndëshkoi me karton të verdhë Simone Paolin dy herë (61’, 91), gjë që në fund e ka pranuar. Italiani harroi të nxirrte të kuqin dhe tanimë ka të reja të tjera.

Nesër do të vendoset gjithçka dhe ndeshja që përfundoi 1-1 do të riluhet sërish. Kështu Kuneo do të ketë një mundësi të dytë. Me shumë gjasa ndeshja e përsëritur do të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online