“Ndjeva fuqinë e tij dhe thashë: ‘Nuk ka mundësi që kjo të më ndalë’”, Kongo flet pasi i shkaktoi humbjen e parë Florian Markut

Kris Kongo i shkaktoi sot humbjen e parë në karrirë Florian Markut. Boksieri britanik u shpall fitues pas përfundimit të 10 raundeve me vendim unanim të gjyqtarëve. Në intervistën e dhënë pas duelit për “Sky Sports”, Kongo u shpreh se pasi ndjeu fuqinë e Markut ia bëri të qartë vetes se grushtat e tij nuk kishin për ta ndalur.

“Ndjeva fuqinë e tij dhe thashë: ‘Kjo nuk do të më ndalojë mua. Në asnjë mënyrë, nuk do të më ndalojë’. Në kokën time thoja gjithmonë: ‘Ruaj displinën, vazhdo puno. Ruaj disiplinën, vazhdo puno’. Kjo u shpagua”, ka thënë Kris Kongo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/