VIDEO/ Rodrigo i jep fitoren Realit të Madridit, ekipi i Ançelotit mban larg Barcelonën

Reali i Madridit ka marë fitoren e tretë radhazi në La Liga. Skuadra e udhëhequr nga Karlo Ançeloti ka mposhtur Atletik Bilbaon me rezultatin 2-0. Të dy golat mbajnë autorësinë e Rodrigos. Sulmuesi Brazilian zhbllokoi rezultatin në minutën e 8 të takimit, ndërsa në të 73-tën vulosi përfundimisht fitoren e madrilenëve.

Me këtë trepikësh Reali i Madridit ruan një distancë të kënaqshme me Barcelonën e vendit të dytë. “Los blancos” udhëheqin kampionatin me 8 pikë diferencë nga katalanasit, teksa kanë mbetur edhe 8 javë deri në fund të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/