Bellinghemi është i pakënaqur me arbitrimin në Spanjë, Ançeloti: E ka kuptuar mirë ç’duhet të bëjë, ta qepë gojën

Niveli i arbitrimit në Spanjë ka lënë të pakënaqur Bellinghemin, i cili pak javë më parë u ndëshkua me karton të kuq vetëm për shkak se kundërshtoi vendimin e kryesorit të takimit. Ançeloti është pyetur në konferencë për shtyp nga njëri prej gazetarëve të pranishëm mbi deklaratën e bërë nga lojtari i Realit për ndryshimin që shihte te arbitrimi në Spanjë.

Trajneri i madrilenëve është përgjigjur se Bellinghemi duhet të mbyllë gojën mbi këtë temë dhe këtë e ka kuptuar më së miri. “Nuk e di se çfarë mendon Bellinghemi për arbitrimin këtu. Por ka mësuar shumë mirë atë që duhet të bëjë, ta qepi (gojën)”, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/