Interi është kthyer në Itali pas turneut në Kinë. Në kthim ka folur drejtori menaxherial i zikaltërve, Alesandro Antoneli. Italiani duhet shumë entuziast për punën e Kontes. Gjithashtu tregon diçka mbi stadiumin e ri. Interi duket se ka nisur me ngjitjen e tij pas disa vitesh agonie.
“Duket qartë se Konte ka lënë gjurmë në ekip vetëm pas kaq pak kohësh. Megjithatë ka akoma shumë hapësirë për përmirësim. Ishte një turne që e ndihmoi ekipin të gjente frymën e grupit. Për stadiumin gjithçka do vendoset tre muajt e ardhshëm. Presim vendimin final të bashkisë”, përfundoi Antoneli.