Kukësi rikthehet të luajë në “Loro Boriçi”. U mendua se stadiumi “Elbasan Arena” do të ishte shtëpia e verilindorëve, por planet kanë ndryshuar sërish. Të dielën kundër Kamzës luhet në Shkodër, ndërkohë që ka dalë edhe njoftimi për çmimet e biletave.
NJOFTIMI I KLUBIT VERILINDOR
“FK Kukësi njofton të gjithë tifozët që duan të ndjekin ndeshjen e javës së pestë të Kategorisë Superiore ndaj Kamzës se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, më datë 23, ora 18:45.
-Biletat gjenden çdo ditë në Tiranë në sportelin pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00, deri 17:00.
-Pika në Kamëz në rrugën “Skënderbeu” ku shiten gazetat, çdo ditë nga ora 07:00, deri në 22:00.
-Pika në Kukës është rruga e Xhamisë përballë market “Germizi”, nga ora 10:00, deri 23:00.
-Pika në Shkodër, biletaria e stadiumit “Loro Boriçi”, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 22:00.
Çmimet e biletave
-Në tribunën VIP kushton 500 lekë të reja
-Tribuna A dhe B kushton 300 lekë të reja
-Tribuna D e gjitha 100 lekë të reja
-Tribuna C e gjitha 100 lekë të reja
-Tribuna E1, E2, E3 E4 dhe E5 kushton 100 lekë të reja.