Ndeshja më e bukur në historinë e boksit, ndryshon planifikimi për Joshua-Fury

Anthony Joshua vs Tyson Fury pritej të ishte ndeshja më e bukur në historinë e boksit. Sfida mes dy kampionëve të peshave të rënda do të zhvillohej në Arabinë Sauditë në gusht, ku do të kishte të gjithë vëmendjen e mediave botërore.

Fatkeqësisht, kjo përballje do të shtyhet të paktën në vitin 2022, sepse ish kundërshtari Deontay Wilder ka fituar ankimimin e tij në gjykatën sportive, ku detyron Tyson Fury të respektojë kontratën dhe të ndeshet me të për herë të tretë. Menaxheri i Tyson Fury e ka quajtur foshnjarake këtë lëvizje të Wilder, për të pezulluar ndeshjen gjigante mes Joshua dhe Fury.

Kujtojmë që Wilder dhe Fury janë përballur dy herë mes tyre. Sfida e parë përfundoi në barazim ndërsa e dyta u fitua nga Fury me KO në raundin e 7-të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online