Kombëtarja po kthehet si klub, Reus lë Europianin: Dua pak pushime

Ylli i Dortmundit, Reus, nuk do të jetë pjesë e Europianit. Së fundmi është futbollisti i ekipit gjerman që ka shpjeguar gjithë situatën. Kombëtarja po kthehet si një klub teksa vetë futbollisti zgjedh që të mos luajë pasi kërkon pak ditë pushimi.

“Pas një sezoni të vështirë, rraskapitës, vendosa me trajnerin e ekipit kombëtar të mos shkoja në Kampionatin Evropian.

Ky vendim ishte shumë i vështirë për mua sepse jam gjithmonë krenar që mund të performoj për vendin tim.

Por pas një viti shumë intensiv për mua personalisht dhe arritjes së qëllimeve të mia me BVB, vendosa t’i jap trupit tim kohë për t’u rikuperuar!

Do ta shfrytëzoj mirë pushimin për të filluar sezonin e ri në mënyrë optimale! I uroj Jogit dhe ekipit tonë gjithçka më të mirë në EURO 2020 dhe si tifoz do të mbështes ekipin dhe do të lutem”, tha Reus. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online