Ndalet Prishtina e Josës, Drenica triumfon ndaj Trepça ‘89

Prishtina është ndalur në transfertë me Ferizajn. Një ndeshje e mbyllur në barazim pa gola, që i jep mundësinë Feronikelit të marrë vendin e parë në rast fitoreje në transfertë me Dritën kampionë në fuqi.

Bardhekaltrit u përpoqën të fitonin, por edhe vendasit nuk u dorëzuan dhe morën një pikë që u vlen në luftën për të qëndruar në elitën e futbollit kosovar. Sot u luajt edhe një ndeshje tjetër, me Drenicën që triumfoi 3-0 kundër Trepça ’89.

Ndeshja u zhbllokua që në fillim të pjesës së parë, kur shkodrani Arsen Sykaj me kokë realizoi golin e avantazhit. Pasoma pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë dyfishoi shifrat, kurse Musa në shtesë realizoi sërish dhe Drenica mori tre pikët që e largojnë disi nga zona e ftohtë.

IPKO SUPERLIGA – JAVA 16

Drenica-Trepça ‘89 3-0
Shënues:
Sykaj 15’, Pasoma 50’, Musa 93’
Ferizaj-Prishtina 0-0

E shtunë, më 24 nëntor, ora 13:30
Flamurtari-Llapi
Ballkani-Gjilani
KEK-u-Liria

E diel, më 25 nëntor, ora 13:30
Drita-Feronikeli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online