Ndalesa e parë e Realit, në San Mames nuk kalohet!

0

Gareth Bejl dhe Karim Benzema nuk shënuan për herë të parë në këtë sezon dhe “pushimi” i dy yjeve i kushtoi shumë shtrenjtë Realit të Madridit, që humbi dy pikë në “San Mames”. “Los Blancos” barazuan 1-1 në fushën e Athletik Bilbaos, me vendasit që shënuan prej pjesës së parë me Muniain.

Isko riktheu barazpeshën, pak pasi kishte kaluar një orë lojë, duke shndërruar në gol një asist të Bejl, megjithatë në minutat e mbetura të ndeshjes, skuadra e Lopeteguit nuk arriti të gjente edhe golin e fitores.

Bilbao luftoi fort, madje në fundin e ndeshjes u mbrojt shumë mirë, duke mos lejuar portën të prekej. Megjithatë, ata përfituan edhe nga paraqitja nën nivelin e zakonshëm nga Luka Modriç. Athletik dhe Reali ndanë nga një pikë. Rezultat me të cilin madrilenët regjistrojnë ndalesën e parë sezonale, pas tre fitoreve radhazi dhe bën që Barcelona të kryesojë e vetme La Ligan pas javës së katërt.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.