Nata speciale | Gjici pritet në pallat presidencial, dhurata e shumë miqësi

Kukësi përballet me maltezët e Valeta sot prej orës 18:00, por dita e djeshme ka qenë e veçantë për drejtuesit e verilindorëve. Presidenti Safet Gjici, së bashku me pjesën tjetër të delegacionit të klubit, është pritur nga presidentja e Maltës, Maria-Luiz Koleiro Preca. Një darkë miqësore dhe mesazhë domethënëse. “Ishte një kënaqësi takimi me ju. Futbolli sjelltë humanizmin për të cilin kemi aq shume nevojë!”, janë fjalët e presidentet malteze, sikurse raporton faqja zyrtare e Kukësit në “Facebook”.

Sigurisht presidenti Safet Gjici është ndjerë i nderuar për vlerësimin dhe pritjen e bërë. “Jam i nderuar për pritjen madhështore. Falënderoj shumë Shkëlqesinë e saj, presidenten e malteze Maria-Luiz Koleiro Preca. Topi është kaq i vogël, por bashkon shumë njerëz rreth tij, sikurse dhe sot na bashkoi në këtë darkë madhështore. Uroj që dhe fusha të tjera të jenë po kaq frytdhënëse ndërmjet dy vendeve tona. Jeni të ftuarit e mi, sido që të vejë rezultati i ndeshjes”, kanë qenë disa nga fjalët e presidenti të Kukësit.

[Best_Wordpress_Gallery id=”25″ gal_title=”Kukesi malte”]

Siç ndodh zakonisht, palët kanë shkëmbyer edhe dhurata. Një çifteli dhe qeleshja e bardhë e krahinës së Lumës do të jetë një kujtim i bukur për presidenten Maria-Luiz Koleiro Preca. Sot është dita për të luajtur futboll dhe ekipi i drejtuar nga Armando Cungo do kërkojë të kalojë turin, ndaj edhe është përgatitur për një fitore nga Valeta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online