Ashtu siç pritej Napoli ka nënshkruar me një mbrojtës të djathtë. Sot, Napoli ka arritur marrëveshja me Lilën për Kevin Malkuit, i cili mund të quhet pjesë e nënkampionëve të Italisë. Karlo Ançeloti tani do të ketë një alternativë tjetër veç Hysajt në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Siç raportohet nga “Sky Sport” operacioni i ka shkurtuar Napolit një shifer prej 13 milion eurosh. Francezi ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare dhe do të jetë alternativë e shkodranit.
Hysaj, edicionin e shkuar ishte një nga lojtarët që luajti më shumë ndeshje, ndaj drejtuesit menduan që të gjenin një alternativë për të. Malkuit shihet si një lojtar mjaft premtues, por duket shumë e vështirë që t’i rrëmbejë vendin shkodranit.