Hames Rodrigez është një hap larg transferimit te Napoli. Për kolumbianin e Real Madrid interesohet edhe Atletiko Madrid, por dëshira e lojtarit është Serie A.
Aty do të gjente David Opsinën dhe Karlo Ançelotin. Me të parin luan në kombëtare dhe ka qenë i martuar me motrën e tij, ndërsa me të dytin ka një lidhje dhe miqësi tepër të veçantë.
Rreth kësaj situate ka folur edhe babai i fantazistit. Vilson Rodrigez e sheh me sy të mirë opsionin Napoli dhe e shtyn të birin drejt kalimit në jugun e Italisë në prononcimin e dhënë për “calcionapoli24.it”.
“Besoj se Hamesi e ka të nevojshme këtë moment një ndërrim ekipi. Te Napoli, për të cilin mendoj se është një klub i rëndësishëm, ka Ospinën dhe Ançelotin. Napoli është opsioni më i mirë për të. Mes tij dhe Ançelotit ka patur një respekt të dyfishtë që në fillim.
Hames është mirënjohës ndaj Karlos për ato që ka bërë për të, pasi ai di si t’i marrë maksimumin. Mes tyre ka lindur një miqësi e pastër. Mos të harrojmë se trajneri ka qenë gjithmonë i kënaqur me të dhe sezoni më i mirë i Hamesit mbetet ai i zhvilluar te Reali me Ançelotin në stol.”