Napoli me 5 yje, për Hysajn mjafton një pjesë

Napoli ka arritur fitoren e parë të turit të miqësoreve të kësaj vere. Pas disfatës 1-2 me Beneventon, të kaltrit kanë triumfuar me rezultatin 5-0 ndaj modestëve të Feralpizalo. Manolas ka gjetur golin e parë me Napolin, duke hapur sfidën në minuatën e 6-të.

Pjesa e parë është mbyllur më avantazhin minimal të djemve të Ançelotit, që kanë shpërthyer 45 minutat e dyta, duke shënuar katër gola. Dopieta e Simone Verdit dhe golat e Toneli e Tutino vulosën “manitan” e napolitanëve. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Hysaj, që u ndërrua Mario Ruin.
Ende e paqartë situata e mbrojtësit kuqezi, i cili përflitet se e kërkojnë shumë klube, por akoma është i veshur me ngjyrën e kaltër. Ançeloti ja ka bërë të ditur që nuk e ka të sigurt vendin e titullarit.

Miqësore

Napoli-Feralpizalo 5-0

Manolas ‘6, Simone Verdi ’53 ’62, Lorenzo Toneli ’59, Xhenaro Tutino ‘84



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *