Napoli kërkon të “blindojë” lojtarin e momentit, gati rinovimi

Atmosfera te Napoli është e shkëlqyer mbas dy fitoreve të para në kampionat. Ekipi lufton, shënon gola, nuk dorëzohet asnjëherë dhe arrin të përmbysë rezultatet. Ançeloti ka sjellë një frymë të re në ekip dhe lojtarët po përgjigjen mirë në fushë. Zielinski është një nga lojtarët e momentit dhe në klub po nxitojnë t’i rinovojnë kontratën, që i skadon në vitin 2021.

Polaku i mesfushës është një lojtar me kualitet dhe sivjet e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer. Ançeloti i ka ndërruar pozicionin kapitenit Hamshik duke e rikthyer para mbrojtjes. Diçka e tillë i jep më liri dhe hapësira Zielinskit, i cili ka treguar cilësitë e tij në këto dy ndeshjet e para, ku shënoi dhe një dopietë përballë Milanit.

De Laurentis është takuar me drejtorin sportiv Kristiano Xhuntoli për të përgatitur ofertën e re për 24-vjeçarin. Siç citon “Gazzetta dello Sport”, Zielinskin e pret një rinovim deri në vitin 2023 dhe klauzola e largimit të tij do të rritet nga 65 milionë euro në 100 milionë euro. Rritje do të ketë dhe për rrogën e lojtarit, që do të shkojë në 2 milionë euro në sezon.

Drejtuesit e Napolit do të takohen shumë shpejt me menaxherin e polakut për t’i paraqitur marrëveshjen e re, që do e mbante lojtarin e momentin dhe për pesë vite të tjera në ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *