Napoli hap merkaton me një goditje të bujshme, rrëmben zbulimin e Botërorit!

Në Itali e bëjnë të kryer. Hirving Lozano do të firmosë për gjashtë vitet e ardhshme me Napolin. Ylli i kombëtares së Meksikës, i cili mahniti edhe në Botërorin e Rusisë një vit më parë, është një nga talentet që po spikat më së shumti me cilësitë e tij. 23-vjeçari ka shënuar plot 19 gola dhe ka asistuar 9 herë më PSV këtë sezon.

Ai e ka marrë ekipin prej dore në luftën e ethshme për titullin në Holandë, ku janë me pikë të baravarta me Ajaksin. Napoli duket të ketë bërë lëvizjen e madhe. Ndërkohë që të gjithë skuadrat e mëdhaja po mendojnë për të rrëmbyer yjet e Ajaksit, De Laurentis merr talentin meksikan, për të cilin më parë ka shfaqur interes edhe Barcelona.

Marrëveshja është arritur në një takim mes agjentit të Lozanos, Mino Rajola dhe Ançelotit dhe presidentit De Laurentis. Sipas “Corriere dello Sport”, marrëveshja thuhet të jetë arritur në nje kohë rekord të pak ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *