Napoli i Karlo Ançelotit nuk e ka nisur siç duhet rrugëtimin në edicionin e ri të Champions-it. Skuadra italiane ka barazuar 0-0 në trasnfertën ndaj Crvena Zvezdës në një ndeshje, ku dhe pse dominuan nuk arritën të jetë konkret me rastet që krijuan pranë portës kundërshtare.
Napoli ndaj grupin C me favoritët e PSG-së dhe Napolit. Hapi fals në Beograd mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë ekipit italian, që tani e sheh veten akoma më larg fazës me eliminim direkt, një dështim që e përjetuan dhe vitin e kaluar ku vendin e parë dhe të dytë në grup e siguruan Mançester Siti dhe Shaktar Doneck.