Grizman: Refuzova Barcelonën prej Mesit!

Antuan Grizman është pa dyshim një prej lojtarëve më të mirë në botë, megjithatë fati i tij i keq që luan në një epokë me Mesin e Ronaldon dhe duhet të jetë gjithnjë nën hijen e tyre. Gjithsesi, francezi ka zhvilluar një vit të jashtëzakonshëm, teksa fitoi Europa League-n dhe Kupën e Botës.

Sulmuesi tregon për “Canal+” se në verë ka qenë pranë transferimit te katalanasit, por arsyeja se pse nuk kishte ndodhur ky transferim kishte qenë Leo Mesi! 27-vjeçari e pranon se prezenca e argjentinasit do të bënte që ai të ishte pas tij gjithnjë, ndaj kjo ndikoi në vendimin e tij.

“Është e vërtetë që kam pasur një ofertë nga Barça, por unë isha dhe nën kontratë me Atletikon. Këtu unë ndihem i rëndësishëm dhe projekti është i nderuar rreth meje, çka kishte një rol të rëndësishëm në marrjen e vendimit tim. Nuk duhet të harroja që atje do të isha gjithnjë pas Mesit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online