Laçi është gati për ndeshjen e parë të kampionatit kundër Kukësit. Trajneri Besnik Prenga po mendon për formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë. Në seancën e sotme stërvitore ka pasur një risi.
Mesfushori Bojan Najdenov është bashkuar me grupin. Ai mungoi në katër javët e fundit të kampionatit për shkak të një dëmtimi që pësoi me Kastriotin, madje iu desh të operonte gishtin e vogël të këmbës për shkak të një frakture që pësoi.
https://www.instagram.com/p/BtDq12mhnN8/?utm_source=ig_web_copy_link
Ai iu bashkua grupit në mes të janarit dhe fillimisht ka punuar i diferencuar. Vrapime, por edhe ushtrime të veçanta nën kujdesin e fizioterapistit Dario Zërniç, dhe tanimë dëmtimi i përket së shkuarës. Sigurisht tanimë duhet fituar ritmi dhe në takimin e nesërm me Kukësin zor mund të luajë.