Raxha Naingolan nuk po kalon momentin më të mirë. Debutimi i tij në kampionat me Interin është shtyrë si pasojë e një tërheqje muskulore. Por, kjo gjë nuk e ndaluar belgu nga një prej pasioneve të tij më të mëdha, jeta e natës…
Naingolan kishte një reputacion në Romë si një ndër futbollistët që frekuentonte më shumë klubet e natës në kryeqytetin italian. Natyrisht, nuk është një sekret që mesfushori konsumon rregullisht duhan dhe alkool, por për sa kohë ai jep gjithçka në fushën e lojës, duke justifikuar investimin e skuadrës zikaltër, për të “mbyllet një sy”.
Ditën e premte, 30-vjeçari frekuentoi një klub të njohur në bergamo ku alkooli dhe këngët e karaokes e shoqëruan përgjatë gjithë natës.