Naftëtari në kolaps, tifozët duan largimin e trajnerit

Humbja e thellë që ka pësuar Naftëtari në një fushë dhe ndaj një kundërshtari shumë modest si Këlcyra, por edhe renditja në vendin e fundit në grupin B, e kanë trazuar akoma më shumë atmosferën në qytetin e Kuçovës. I gjithë opinioni futbolldashës është shprehur shumë i zemëruar me stafin teknik aktual.

Ai sipas tyre ka çuar në këtë gjendje skuadrën dhe për këtë arsye indinjata e opinionit futbolldashës kuçovar ka shkuar deri aty sa të kërkojnë njëzëri dorëheqjen e teknikut Barjam Fraholli. Ai shihet si i vetmi përgjegjës për situatën e krijuar. Madje janë shtuar së fundi zërat dhe presioni ndaj kryebashkiakut Selfo Kapllani që të shkarkojë urgjentisht Frahollin dhe t’ja besojë skuadrën në këto kushte një tekniku kuçovar.

GËZIM GEGA – Një tjetër emër i njohur i futbollit kuçovar, Gëzim Gega, është prononcuar së fundi për situatën e krijuar tek Naftëtari. “Situata është vërtetë katastrofike për Naftëtarin dhe përgjegjësi kryesor është tekniku Fraholli, i cili nuk e di pse nuk jep akoma dorëheqjen, apo pse Bashkia e mban ende në këtë detyrë. Ai largoi një skuadër para sezonit dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Por në kushtet kur skuadra është në fund të tabelës, atëherë se kuptoj përse qëndron në detyrë me kokëfortësinë e tij. Urgjentisht të shkarkohet dhe në janar Bashkia të rikthejë në Kuçovë futbollistët që Fraholli largoi për tekat e tij. Në krye të skuadrës, qysh këtë javë të emërohet një trajner kuçovar”, ka përfunduar ish-mesfushori legjendë i Naftëtarit, Gëzim Gega.

EDI SPAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online