Mustafa tenton sërish Superioren, e provon nga Vlora

Te Besa u paraqit mjaft mirë dhe më pas ishte Partizanit që e afroi në ekip. Flasim për Argjend Mustafën, mesfushorin që në Shqipëri është aktivizuar edhe me skuadrën e Laçit. Me bardhezinjtë ka fituar edhe Kupën e Superkupën e Shqipërisë.

Më pas u bë pjesë e Tiranës, por nuk luajti dot. Rikthim në Kosovë te Vushtria dhe verën e shkuar sërish në Superiore. Këtë herë gjashtë muaj me Kamzën dhe më pas prapaktheu.

Në Kosovë pati probleme dhe u largua nga Vushtria dhe tanimë kërkon sërish Kategorinë Superiore. Është ribashkuar me Ilir Dajën, tashmë trajner te Flamurtari. Ka punuar me të te Besa, por periudha e fundit jo e mirë e Mustafës ka bërë që trajneri kryeqytetas të kërkojë ta shohë.

Ia di cilësitë, por ka kaluar goxha kohë që nga hera e fundit që e ka trajnuar, ndaj edhe Daja dëshiron të bindet para se të vendosë për afrimin e mesfushorit te Flamurtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online