Musolli në përfaqësuese: Pas titullit, një tjetër moment madhështor

Mesfushori Besar Musolli po përjeton momentin më të mirë në karrierën e vet, sepse para pak ditësh ngriti trofeun e titullit kampion në Shqipëri, si protagonist i madh me Kukësin, ndërsa tashmë është shpërblyer, duke u grumbulluar edhe nga Kosova.

Për Supersportin, Musolli flet si anëtari më i ri i Kosovës: “Është një nder për mua të përfaqësoj vendin tim, ndihem gati dhe entuziast, sidomos pas suksesit me klubin tim. Kam qenë në kontakt edhe më herët me Kosovën, por tashmë ka ardhur momenti i duhur dhe jam i lumtur.

“Njihem me Bernard Berishën e disa lojtarë të tjerë, por jam shumë i kënaqur me marrëdhënien që kam me  të gjithë shokët.

“Turqia? Është një kundërshtar shumë i vështirë, natyrisht është një skuadër cilësore dhe superiore ndaj nesh, por duhet të luajmë pa frikë dhe të bëjmë lojën tonë, pasi i kemi mundësitë për të bërë mirë.

“Superliga e Shqipërisë po rritet nga viti në vit, janë disa lojtarë që mundet të luajnë edhe në përfaqësuesen tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online