Musolli, edhe një vit kuksian

I quajtur si “gladiatori” i Kukësit, Besar Musolli do të jetë dhe një sezon tjetër me kampionët. Siç bëhet e ditur nga burime të sigurta për “Sport Ekspres”, 28-vjeçari ka arritur akordin me presidentin Safet Gjici që të jetë dhe një sezon tjetër pjesë e verilindorëve. Dy ditë më parë palët janë ulur në bisedime dhe nuk u është dashur shumë që të shtrëngojnë duart për të disatën herë, pasi palët kanë gjetur shpejt gjuhën e përbashkët. Një lajm mjaft i mirë për tifozët e Kukësit të cilët e kanë vlerësuar për paraqitjet e tij gjithnjë mbi mesatare dhe konstante. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se Musolli ka pasur një ofertë të kënaqshme nga liga e dytë suedeze, por në fund ka qëndruar në Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online