Ministria e Drejtësisë i drejtohet Kroacisë: Ekstradimi i Morinës, i paligjshëm

Shteti shqiptar është vënë në lëvizje për çështjen Morina, duke nisur komunikimin me shtetin kroat.

Ministri Gazment Bardhi i ka bërë një kërkesë ministrit të Drejtësisë së Republikës së Kroacisë ku e cilëson si të parregullt kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Morinës, pasi ajo nuk përmbush kriteret e pranimit sipas Konventës Europiane për Ekstradim dhe “Paktin Ndërkombëtar” për të drejtat civile dhe politike. Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, kërkesa për ekstradim bie   ndesh me Konventën e Këshillit të Europës “Për ekstradimin” dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.

Në kërkesën drejtuar autoriteteve kroate, Ministri i Drejtësisë ka argumentuar se në rast ekstradimi në Serbi, shtetasi shqiptar Ismail Morina rrezikon t’i nënshtrohet përndjekjes, persekutimeve apo diskriminimeve të motivuara politikisht.

Sot Ministria e Drejtësisë ka kërkuar bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për  t’i vënë në dispozicion të gjitha faktet dhe provat që dëshmojnë përdorimin politik nga autoritetet serbe të ngjarjes së ndodhur në stadiumin e Beogradit në tetor të vitit 2014, si dhe sjelljes çnjerëzore të tifozëve dhe personelit serb të stadiumit ndaj ekipit kombëtar shqiptar, me qëllim provueshmërinë e rrezikut real që i kanoset shtetasit Ismail Morina për shkak të shtetësisë së tij shqiptare në rast ekstradimi në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online