“Murinjo, të hënën në Madrid!”

Ish-presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon është i bindur se Zhoze Murinjo do të jetë trajneri i ri i “Los Blancos”, madje brenda pak ditësh.

Kalderon ka qenë i pranishëm çdo ditë në mediat spanjolle kohët e fundit dhe duket se është i mirinformuar në lidhje me zhvillimet te Los Blancos.

“E them me bindje se Murinjo do të nënshkruajë një kontratë brenda kësaj jave. Të hënën do të jetë në Madrid, do të drejtojë Realin për pjesën e mbetur të sezonit dhe për tri vite të tjera, ku do të përfitojë 17 milionë euro në vit.

“Për presidentin Perez, Murinjo është mburoja perfekte për të, tifozët dhe lojtarët përballë mediave, duke ditur karakterin e portugezit. Nuk do të jetë e thjeshtë që Murinjo të bindet dhe të nënshkruajë për këtë sezon, por parashikoj që ai do të nënshkruajë dhe do të ketë 3 muaj shumë të vështirë përpara”, thotë Kalderon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online