Murinjo shpërthen: A keni lexuar ndonjëherë? Nuk më intereson çfarë mendoni!

Zhoze Murinjo është rikthyer të flasë për mediat britanike. Në prononcimin e dhënë për “The Mirror”, portugezi vazhdon në stilin e tij. Fenomen në statistika dhe mjeshtër i fjalës. Murinjo arrin deri te filozofi gjerman, Hegel dhe e mbyll me tifozët e Totenhemit.

“Unë jam menaxheri i një prej klubeve më të mëdha në botë, por unë jam gjithashtu dhe një nga menaxherët më të mëdhenj në botë. Unë arrita shumë suksese sezonin e kaluar dhe juve ndoshta nuk iu pëlqen ta pranoni këtë gjë. Unë i analizoj performancat e mia dhe për mua është më e rëndësishme ajo çfarë mendoj unë, sesa ajo çfarë mendoni ju. E përsëris, që dy vite më parë, ne bëmë një sezon fantastik duke fituar Europa Ligën.

Të gjithë mendojnë se Atletiko e Madridit ishte e mahnitshme, sepse ata fituan Europa Ligën mbasi u eliminuan nga Champions. Në fituam atë trofe, sepse ai ishte niveli ynë. Ne jemi ekipi i fundit anglez që kemi fituar një trofe europian. E përsëris, kam fituar 8 tituj kampionë. Jam i vetmi trajner në botë që kam fituar në Itali, Spanjë dhe Angli. Tetë tituj kampionë dhe jo tituj të vegjël ose në kampionate të vogla.

Mendoj që vendi i dytë në sezonin e fundit ishte një ndër arritjet më të mëdha në karrierën time. Keni lexuar ndonjëherë ndonjë filozof apo nuk keni patur kurrë të lexoni Hegelin. Po ju jap një shembull. Hegel thotë që e vërteta merret në tërësi.

Keni pyetur ndonjëherë trajnerin, i cili e mbylli në vendin e tretë ose të katërt sezonin e kaluar, sepse ai nuk ka fituar kurrë ndonjë trofe ndërkombëtar.

Tifozët e Totenhemi po këndonin për mua që nuk jam më special? Po, por ju nuk arritët ta dëgjoni atë këngë, kur i mposhtëm në ‘Wembley’ para disa muajsh…Ishte një finale kupe dhe ata ëndërronin ta fitonin ndeshjen, sepse nuk kanë fituar shumë tituj dhe sigurisht që nuk po arrinin të këndonin atë këngë…”, përfundon Zhoze Murinjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online