Skuadra e Liverpulit ketë verë po zhvillon një merkato mjaft cilësore. Të kuqtë kërkojnë të sjellin në “Anfilld” titullin e shumëkërkuar, që mungon prej 28 vitesh. Pas nënshkrimit me portierin e Romës, brazilian Alison, për shifrën e 85 milionë euro, skuadra e Jurgen Klop ka afruar edhe emra të tjerë të njohur si: Fabinjo nga Monako, Nabi Keita nga Lajpzig dhe së fundmi Xherdan Shaqirin nge Stok Siti.
Këto blerje e kanë çuar teknikun e Mançester Junajtid, Hoze Murinjo, të mendojë se Liverpul është favoriti kryesor këtë sezon për të fituar titullin e Premier Ligës. Portugezi nuk shquhet si një trajner i cili u thur lëvdata kollaj kundërshtarëve, por mesa duket tashmë ai e sheh ekipin e Klop si rivalin direkt të Junajtid në luftën për titull.
Liverpul sezonin që lamë pas e mbylli në vendin e 4-të kampionatin, -6 pikë nga Junajtid i vendit të dytë. Por, të kuqtë arritën te shkonin në finalen e “Champions League”, ku u mundën me rezultatin 3-1 nga Real Madrid.