Murinjo rikthehet në pankinë, “L’Equipe” zbulon të ardhmen e portugezit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Zhose Murinjo është padyshim një ndër trajnerët më të përfolur, i cili shpesh bën bujë edhe kur nuk është në pankinë. Aktualisht, luzitani është një trajner i lirë, teksa për herë të fundit drejtoi Mançester Junajtid.

Shpesh, tekniku është lidhur me shumë ekipe, ku rikthimi te Reali ose te Interi u përfolën shumë para pak muajsh, gjithsesi asgjë nuk u konkretizua. Së fundmi, gjiganti francez “L’Equipe”, ka zbuluar se Murinjo mund të vijoi karrierën e tij në Francë, në Ligue 1.
Sipas prestigjozes, trajneri portugez do të jetë sezonin e ardhshëm në krye të një klubi francez, por pa bërë të ditur emrin e ndonjë ekipi. PSG mund të jetë kandidati kryesor, por kjo mbetet për t’u parë, pasi ende nuk është përmendur ndonjë emër klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *