Zhoze Murinjo ka komentuar përballjen e sotme midis Barcelonës dhe Mançester Junajtid. Ish-trajneri i “Djajve të Kuq” punon prej disa muajsh si analist medien “Russia Today”, ku ftohet për të dhënë mendimin e tij mbi tema të ndryshme që prekin majën e futbollit evropian.
Për tekniku luzitan, Junajtid është një rrezik shumë i madh për Barcelonën, dhe këtë e mbështet me faktet që skuadra angleze mundi në Torino një ekip të madh si Juventusi, këtu ka merita dhe ai si trajner. Fitorja ndaj PSG-së përmendet gjithashtu nga 56-vjeçari.
Megjithatë, “The Special One” paralajmëron ish-ekipin e tij për faktin se kanë përballë Lionel Mesin, një lojtar i madh, i cili do të jetë shumë i motivuar për të bërë lënë gjurmë në një ndër stadiumet më të famshme në planet siç është “Old Trafford”.
“Junajtid këtë sezon arriti të fitonte ndaj ekipeve si Juventus dhe PSG. Përse të mos ta bëjnë këtë gjë edhe kundër Barcelonës. Barcelona e di mjaft mirë këtë dhe ata do ta respektojnë kundërshtarin, por edhe stadiumin “Old Trafford. Besoj se Mesi dëshiron të lërë gjurmë në këtë stadium mitik”, përfundoi Murinjo.