Zhoze Murinjo ka mbetur mjaft i kënaqur nga kualifikimi i Mançester Junajtid për fazën e dytë në Champions League, edhe pse u desh një gol në shtesë nga Felaini për të thyer Jang Bojs.
U duk se Junajtid po mbyllte ndeshjen e tretë pa gol në fushën e vet në Champions, diçka pa precedent në historinë e Red Devils.
"We've just scored a goal but we're talking about Jose Mourinho's reaction."@rioferdy5 thinks Jose's reaction screamed 'all eyes on me' ? pic.twitter.com/exhIw3WVo5
— Football on BT Sport (@btsportfootball) November 27, 2018
Megjithatë, mesfushori belg shënoi një gol vendimtar në minutën e 91-të dhe Murinjo nuk u ndal te loja aspak e mirë, duke u përqendruar te triumfi final.
“Jam i lumtur me ritmin e skuadrës. Jam i lumtur me mënyrën si e nisëm, ashtu e kishim planin dhe bëmë gjithçka si duhej.
“Natyrisht, nuk është e lehtë për djemtë të përballen me stresi dhe presionin e një rezultati që nuk na shkonte për shtat, por rëndësi ka që u kualifikuam.
“Për disa nga ata që më duan, dua të them vetëm që – për ata që i kanë qejf statistikat – 14 sezone në Champions League, 14 herë skuadrat e mia e kanë kaluar fazën e grupeve, asnjëra nuk ka ngecur. Sezonin që nuk luajta në Champions, fitova Europa League. Është një bilanc i mirë”.
? We left it late but that victory sees #MUFC into the #UCL knockouts! pic.twitter.com/7l24QN2GNc
— Manchester United (@ManUtd) November 27, 2018