Rekordi i pabesueshëm i Realit, kampionët e Europës “marshojnë” prej 16 vitesh

Reali i Madridit po kalon një sezon për t’u harruar në La Liga, teksa ndodhet shumë larg vendit të parë. Megjithatë, në Champions League skuadra e Solarit po bën mjaft mirë dhe dje siguroi kalimin në raundin tjetër.

Për një skuadër si Reali kalimi i fazës së grupeve është më shumë se detyrim, pasi prej tre vitesh radhazi ata kanë marrë trofeun më të rëndësishëm për klube në kontinentin tonë, por a e mbani mend sezonin kur “galaktikët” nuk e kanë kaluar këtë fazë.

Është hera e 16-të radhazi që skuadra e Realit shkon në fazën e 1/16. Prej gati dy dekadash, Reali i Madridit ka mundur që të shkojë në fazën me eliminim direkt. Suksesi me Romën në Itali mbrëmë me shifrat 2-0 i siguroi skuadrës spanjolle kalimin si e para e grupit, çka do të thotë se në raundin tjetër do të rezervohet një përballje me një prej skuadrave që do të zërë vendin e dytë në grupet e tjera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online