Mançester Junajtid duket se ka gjetur qetësinë pas largimit të Zhose Murinjos. Portugezi nuk kishte raport të mirë me disa prej lojtarëve, mes tyre edhe me kampionin e botës, Pol Pogba. Francezit tashmë i është rikthyer buzëqeshja, por jo vetëm.
Edhe Markus Rashford tanimë është çliruar disi. Ai po mendonte largimin nga Mançester Junajtid dhe klubi më i interesuar për të ishte Reali i Madridit.
Sipas asaj që shkruan “The Sun”, Rashford i ka thënë “jo” spanjollëve. Ndikimin më të madh e ka pasur pikërisht largimi i Zhose Murinjos. Tashmë sulmuesi do kërkojë të rigjejë veten dhe të tregojë vlerat e tij.