Trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo, foli para medieve pak minuta pas përfundimit të takimit ndaj londinezëve të Uest Hemit, ku djajtë e kuq u mundën me rezultatin 3-1. Tekniku portugez pati kritika për golin e parë të Uest Hemit, duke pretenduar se bëhej fjalë për një pozicion jashtë loje, ndërsa nuk harroi të fliste dhe për arsyet e lënies jashtë skuadrës të sulmuesit kilian Aleksis Sançez.
Sançez – “Sançez nuk u grumbullua për shkak se vendosa që kësaj ndeshje ti besoja Marsialit, është diçka që ju gazetarët ma keni kërkuar prej shumë kohësh. Marsial ishte dhe arsyeja pse vendosa që të luanim me formacionin “3-5-2”, pasi ai nuk fokusohet në detyra mbrojtëse kur luan në krah të sulmit, prandaj thashë ta provoja si sulmues i dytë”.
Gabimet a arbitrave – “Goli i parë i Uest Hemit ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa goli i tretë erdhi si pasojë e një gabimi të gjyqtarit kryesor, i cili duhet të kishte dhënë një faull për ne pas një ndërhyrje të gabuar të Zabaletës”
Mektominej qendërmbrojtës – “E logjikova që na duhej një lojtar që di të hapë lojën nga mbrojtja. Mektominej nuk bëri asnjë gabim. Ai është një lojtar që ka një karakter të veçantë, që nuk e kanë të gjithë lojtarët e skuadrës sime”.