Mungesë e rëndësishme për Gatuzon, Milani ndryshon skemën

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Milan pret Sampdorian të dielën në një ndeshje shumë të rëndësishme për ekipin dhe trajnerin Gatuzo. Kuqezinjtë nuk kanë alternativa përveç tre pikëve, por një lajm i keq ka shqetësuar kampin milanist.

Frenk Kesi ka një problem në muskuj dhe siç citon “Gazzetta dello Sport”, mesfushori afrikan do të mungojë në sfidën kundër Sampdorias. 21-vjeçari pati probleme në ndeshjet e zhvilluara me Bregun e Fildishtë, ndërsa dëmtimi i tij u përkeqësua në derbin përballë Interit.

Ai mungoi në ndeshjen e së enjtes kundër Betisit në Europa League, ndërsa do të qëndrojë pushim dhe nesër. Në mungesë të Kesi, Gatuzo mund t’i rikthehet skemës 4-4-2 me Diego Laksalt në krah dhe Bonaventura në qendër bashkë me Biljan.

Një opsion tjetër mbetet skema 4-3-3, me Bakajokon në vend të Kesi, por ish-mesfushori i Çelsit nuk premton shumë siguri. Gjithçka do të zbardhet nesër me Gatuzon, i cili duhet të gjejë zëvendësuesin e Kesi dhe të zgjedhë skemën e duhur për të rikthyer ekipin e “Djallit” te fitorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *