Humbja me përmbysje ndaj Interit me rezultatin 2-1 ndaj Interit në San Siro, ka vështirësuar shumë pozitat e Totenhemit në Champions. Sikur të mos mjaftonte fillimi i mbrapshtë, trajnerit argjentinas tashtëm i duhet të përballet ndaj kampionëve në fuqi të Spanjës, Barcelonës, me mungesa të shumta.
Në takimin e nesërm, Poçetino nuk do të ketë në dispozicion pesë lojtarë. Kristian Eriksen, Dele Ali, Musa Dembele, Jan Vertongen dhe Orier janë të dëmtuar. Në letër situata duket e zymtë, por të paktën Totenhemi do ketë një “armë” plus.
Bëhet fjalë për tifozët, të cilët kanë “përpirë” sa hap e mbyll sytë të 70000 biletat e vëna në dizpozicion dhe pritet që në stadiumin mitik “Ëembley” të ketë një atmosferë elektrizuese për ekipin vendas.