Trajneri i PSG-së, Tomas Tuhel ka folur për faqen zyrtare të klubit pas fitores së vështirë përballë Kaenit 2-1. Në fjalën e tij, numri një i stolit të kampionëve të Francës tha: “Një ndeshje shumë e vështirë. Kaeni na vuri në vështirësi, por u rritëm në lojë dhe krijuam shumë, shumë raste”.
“Duhet të kishim shënuar më shumë se 2 gola, por gjithsesi treguam se jemi gati. Them me bindje të plotë se kjo ishte ndeshja perfekte para sfidës kundër Mançester Junajtid, ku nuk na lejohen hapa fals”, shtoi trajneri gjerman i francezëve.
Në fund ai foli edhe për lojtarë të veçantë: “Mbape bëri një ndeshje të mirë, Areola po ashtu. Më impresionoi Kurzava, që në krahun i majtë ishte i pakalueshëm. Jemi në një moment të mirë dhe kemi shumë rezultate pozitive radhazi. Jemi gati për sfidën kundër Junajtid”.