Kastriot Dermaku dhe Federik Veseli kanë bërë paraqitje shumë të mira në prapavijën e skuadrave të tyre. Ekipi i Kozensas, ku aktivizohet Dermaku, ka marrë një fitore të pastër 2-0, me mbrojtësi kuqezi që luajti 90 minuta në qendër të mbrojtjes.
Edhe Veseli bëri një ndeshje shumë të mirë në Serie A përballë Kievos. Empoli e pa veten në disavantazh të dyfishtë, por arriti të barazojë gjithçka, me Veselin që bëri një fraksion të dytë loje për tu admiruar.
Edhe mesfushori i Shpresave, Arbnor Muçoli ka kaluar një fundjavë pozitive. Lojtari kuqezi ka gjetur golin në miqësoren e skuadrës së tij përballë Alborgut, në një ndeshje miqësore.