Luçiano Moxhi është një personazh që në Itali është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ish-drejtori i Juventusit, tashmë këshilltar i presidentit të Partizanit, Gazment Demit, është fotografuar nga gazetarët e Gazzetta dello Sport në hotel “Gallia” në Milano, aty ku kryhen shumë tratativa merkatojedhe këto ditë janë mbi 40 agjentë e drejtorë sportivë të klubeve të ndryshëm.
Në Itali shkruajnë se Moxhi jo vetëm që punon në llogari të Partizanit, por dyshohet se bashkëpunon edhe me disa klube italiane, madje pak kohë më parë qarkulloi një lajm se ka dashur të blejë skuadrën e Palermos.
Gazzetta ka publikuar fotoja e Moxhit në hotel, shoqëruar nga disa persona dhe një truproje personale, dhe me gjasa do të jetë duke “gatuar” ndonjë goditje të fundit për Partizanin. Mbetet për t’u parë, pasi akoma dora e tij nuk ka nisur të ndihet në ekipin e kuq.