Moxhi hap merkaton e Partizanit, vijnë lojtarë nga Italia

Merkatoja zyrtarisht është hapur dhe këshilltari i presidentit Demi ka bërë 6 goditje të menjëhershme për Kupat e Europës. Futbollistë nga futbolli italian, kamerunasi nga të rinjtë e Juventusit.

BOOM-BOOM-BOOM…Merkato e verës është hapur dhe Partizani nuk ka humbur aspak kohë. Këshilltari i Presidentit Gaz Demi, Luçiano Moxhi, ka nisur menjëherë nga puna dhe duket se tashmë “faza përgatitore” për të ka mbaruar dhe ka nisur aksioni. Italiani do të bëjë revolucion te të kuqtë, pasi ndërtimi i skuadrës ka mbetur në dorë të tij. Kjo e votëbesuar nga numri një i klubit Gaz Demi, dhe trajneri Sulejman Starova, madje dhe nga drejtorët Edmond Haxhija dhe Genc Tomori.
Moxhi ka bërë goditjet e merkatos dhe do t’i krijojë mundësi trajnerit Sulejman Starova të punojë me një skuadër të plotë që më 10 qershor kur mund të nisin përgatitjet. Në skuadrën e të kuqve janë konfirmuar për “Sport Ekspres” nga burime brenda klubit, 4 afrime të sigurta, ndërsa gjithsej do të vijnë 6 lojtarë, pasi dy do të jenë në formën e provës.
ARDHJA E MOXHIT – Luçiano Moxhi do të vijë të hënën në Shqipëri, por nuk do të jetë vetëm. Këshilltari i presidentit Gaz Demi do të sjellë një paketë të plotë. “Buqeta italiane” e Moxhit përfshin 6 lojtarë, të gjithë nga futbolli italian. Emrat nuk do të jenë të panjohur dhe do të jenë baste të tipit “Ekuban”, futbollistë që vijnë nga liga të ndryshme të futbollit italianë. Ata do të vijnë në formë huazimi dhe do të jetë e njëjta situatë si në rastin e futbollistit Kaleb Ekuban. Emrat e futbollistëve janë mbajtur top sekret nga ana e klubit të kuq, ndërkohë që bëhet e ditur vetëm origjina e tyre.
URUGUAIANËT – Me shumë mundësi, 5 lojtarë me origjinë nga Uruguai do të zbarkojnë në Tiranë. Ata do të bëjnë që klubi i Partizanit do të “flasë” më shumë në gjuhën spanjolle. Një paketë e ofruar nga Moxhi për klubin e kuq. Afrimi i tyre do të ndikojë në ndryshimin e filozofisë së ekipit dhe mendësinë e të kuqve. Gjithsesi mbetet të shihet nëse janë cilësorë apo jo. Kupat e Europës do të jenë edhe treguesi për ta për të parë se si do të sillen dhe do të ambientohen me ekipin dhe Shqipërinë.
AFRIME – PROVË – 3 nga uruguaianët e afruar do të vijnë për të firmosur direkt, ndërsa dy të tjerët do të jenë për provë. Kjo ka qenë zgjidhja e klubit të kuq për futbollistët që do të afrohen nga Moxhi ditën e hënë. Ata do të mbërrijnë në aeroportin “Nënë Tereza” për t’u akomoduar në kryeqytet dhe pastaj për të firmosur me klubin e kuq. Me rifillimin e stërvitjes do të vendoset për fatin e atyre që kanë ardhur në provë.
KAMERUNASI – Përveç, amerikano-jugorëve në skuadrën e Partizanit do të vijë edhe një kamerunas. Futbollisti do të firmosë direkt për të kuqtë. Lojtari shihet si një futbollist me të ardhme, pasi ka qenë edhe pjesë e Juventusit. Kamerunasi nuk ka qenë pjesë e ekipit të parë, por atij B të “Zonjës së vjetër”. Në dukje një transferim cilësor, por mbetet të shihet se si do të sillen në fushë. Futbollisti do të vijë për të firmosur direkt me të kuqtë, pasi nuk do të jetë në provë.
POZICIONET – Edhe pse nuk janë bërë të ditur, afrimet e reja do të jenë në çdo repart. Sulmit i është kushtuar përparësi, ndërsa edhe mesfusha dhe mbrojtja do të preken. Moxhi ka sjellë boshtin e ekipit. Në të nuk bën pjesë portieri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online