Mesfushori i Italisë, Zhorzhinjo u transferua me shumë bujë te çelsi në verë, por deri më tani, nuk pati bërë një sezon shumë të mirë. Në derbin e së dielës kundër Fulhemit, Zhorzhinjo gjeti golin e parë me fanellën e bluve të Londrës.
Në intervistën e tij pas ndeshjes për faqen zyrtare të klubit, Zhorzhinjo mori vëmendjen e të gjithëve, jo për ato që tha, po për mënyrën sesi foli. Intervista e tij ishte e gjitha në anglisht, duke marrë edhe komplimentet e gazetarit të klubit.
“Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe morëm tri pikë shumë të rëndësishme. Kepa është një portier shumë cilësor dhe na duhet në fushën e lojës. Duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë deri në fund të sezonit. Jam shumë i lumtur për golin tim, jo për anglishten (qesh). Mos më kërko më të flas anglisht (qesh)”,- iu drejtua Zhorzhinjo gazetarit, një intervistë që mbaroi me të qeshura nga të dy personazhet.