Moratit nuk i harrohet episodi Ronaldo-Juliano: Ndoshta VAR do shërbente

Ish-presidenti i famshëm i Interit, Masimo Morati, është kthyer të flasë për përplasjen e famshme Ronaldo-Juliano, në një ndeshje Juventus-Inter në vitin 1998. Në lidhje me atë episod, që ka bërë armiq klubet e tifozët për shumë vite, Morati mendon se VAR dhe teknologjia do të ndihmonin: “Nuk di ende të jap një gjykim për VAR-in. Më parë do doja të kuptoja kur dhe si përdoret, edhe pse me teknologjinë në fushë i është hequr pak emocion dhe emotivitet ndeshjes. A do të vlente VAR-i për atë përplasje Ronaldo-Juliano? Po, mendoj se ndoshta do të shërbente”, deklaroi Morati, gjatë marrjes së çmimit “Nereo Roko” në Koverçano.

INTERI I SPALETIT – Morati ka folur edhe për Interin aktual: “Besoj se është herët për të folur për titull, edhe pse tani trajneri, klubi dhe lojtarët janë. Në futboll duhet edhe fat, por mund të shpresojmë. Spaleti? Nuk habitem. Milano është një pjacë e vështirë, por ai ka gjithçka për t’ia dalë mbanë. Skuadra më duket e mirë, merkatoja ka rregulluar shumë gjëra, edhe pse nuk dihet a jemi të kompletuar në mbrojtje”.

FAIR PLAY FINANCIAR – “Unë e doja që në kohën kur drejtonte Mishel Platini UEFA-n. Nuk është e lehtë dhe gjithnjë ekziston ndonjë shteg për të thyer rregullat: ndoshta duhen disa më të forta. Ndoshta në Kinë nuk lejohen shpenzime të tilla, është edhe Fair Play financiar, ndaj Interi ka lëvizur mirë”.

JUVENTUSI – “E nisi keq edhe vjet, por ka karakter, trajner të zotin dhe një sulm të shkëlqyer. Kanë humbur Bonuçin, por ndonjë rinovim nevojitej. Mendoj se është ende një skuadër e fortë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *